Largohen nga LSI-ja/ Dy futbollistë të njohur i bashkohen PS për mandatin e 3-të

Parid Xhihani, ish-kapiteni legjendë i Besës së Kavajës, i cili më parë ka kandiduar për deputet nën siglën e LSI-së, i është bashkuar skuadrës së Partisë Socialiste.

Futbollisti mjaft i dashur për Kavajën u shfaq në takimin e Veliajt me të rinjtë e Kavajës, së bashku me një tjetër futbollist, Gjergji Muzakën. 

Dy futbollistët Parid Xhihani dhe Gjergj Muzaka mbështesin fushatën e kandidatit socialist në Kavajë, Etien Xhafaj.