Largohet Meta, a do bëhesh presidente? Mimi Kodheli jep këtë përgjigje të papritur...

Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli po përflitet si një kandidate për presidente e Shqipërisë. 

Pas largimit të Ilir Metës i cili e ka mbushur “kupën”, Mimi pranon se do të jepte maksimumin për t’i shërbyer atdheut. 

“Unë jam gruaja e parë që kam drejtuar ministrinë e Mbrojtjes dhe sot jam zv. presidente e asamblesë së NATO-s. I jam falenderuese çdo personi që më ka mbështetur, sigurisht PS-së dhe Edi Ramës. Është nder i madh të të përflitet emri për President të Republikës dhe deri në fund do të jap maksimumin tim për t’i shërbyer atdheut tim, sepse e bëj për një të ardhme që e kam në zemër”, tha Kodheli.