Lëvizja e papritur, deputeti i Partisë Socialiste largohet nga politika, i kërkon Ramës...

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Baraj ka lajmëruar largimin nga politika.

"Nisur nga afrimet e reja në PS, e për t’u krijuar hapësira atyre, i kam kërkuar Edi Ramës të largohem nga politika. Shpresoj ta kem justifikuar besimin që më është dhënë në kryerjen e kësaj detyre e mos të kem zhgënjyer njeri”, shkruan Bare. 

Pas Vasilika Hysit, Bare është personi i dytë nga radhët e socialistëve që largohet duke i lënë vendin të rinjve.