Lezhiani i thotë Ramës: "Saliu na la pa drita"/ Kryeministri i jep këtë përgjigje...

Gjatë takimit me administratorët e bujtinave, kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët që të bëjnë durim për problemet që kanë me energjinë elektrike.

Njëri prej tyre i tha Ramës: "Saliu na la pa drita, në zonat ku po operojmë ka ende probleme me dritat në linjën kryesore të Lezhës"

"Eee miku im, nuk është investuar aty që në kohën e komunizmit. Duhet durim, durim. Ju jeni njerëz që i keni ngrit vetë bizneset tuaja dhe e dini që duhet durim, nuk bëhet asgjë brenda ditës”, u shpreh Rama.