Lista e kandidatëve/ Kush ikën e kush vjen në PS, Rama heq emrin e njohur...

Ditën e hënë, Partia Socialiste do të dorëzojë në KQZ emrat e kandidatëve për deputetë më 25 prill. 

Spastrimi nuk ka përfunduar akoma. Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli u angazhua në Tiranën, bashkë me Pandeli Majkon dhe Elio Hyskon. Por, ndërsa Majkos dhe Hyskos u janë kërkuar dokumentet për regjistrimin në KQZ, sipas mediave Rama ka marrë vendimin për ta hequr nga lista Mimi Kodhelin.

Ndërkohë që Elona Gjebrea është tashmë një emër që nuk do të jetë në listën fituese të Tiranës, e cila po mbushet me emra të rinj si Toni Gogo, Etjen Xhafaj dhe prurje të reja si Najada Çomo dhe Luljeta Bozo. Gjithashtu në Berat largohet Ermonela Felajt dhe Adnor Shametit, për tu zëvendësuar me Nasip Naçon dhe një emër i ri nga FRESSH.