Lista e kandidatëve/ Rama kryen 4 largime nga Vlora, ja ndryshimet dhe prurjet e reja

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime në listën e kandidatëve për qytetin e Vlorës. 

Konfirmohen 4 emrat e deputetëve që nuk do të rikandidojnë në qytetin bregdetar: Fatmir Velaj, Vilma Bello, Andrea Marto dhe Edmond Leka. Nga lista aktuale pritet të konfirmohen: Damian Gjiknuri; Alket Hyseni; Vullnet Sinaj.

Në listën e Vlorës do të futen ministria e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj si dhe biznesmeni Vasil Llajo. Vetë kryeministri Edi Rama do të jetë përsëri në qarkun e Vlorës si kandidat përfshi edhe Durrësin.