Lista/ Rama e konfirmon: Ja në cilin qytet do të jem për zgjedhjet e 25 prillit

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se përveç Vlorës do të jetë në listën e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama tha se ky mandat i 3-të do të jetë i veçantë për Durrësin si potencial që nuk është shfrytëzuar siç duhet. 

"Unë do jem pjesë e skuadrës edhe në Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë një vend të veçantë për Durrësit si potencial i pashfrytëzuar. Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës me një punë që vazhdon dhe nuk e bën dot askush më mirë se ne socialistët”, tha Rama.