"Luli nuk di të bëjë as makarona"/ Rama reagon dhe tallet me Tramvajin...

Kryeministri Edi Rama na ka treguar se Lulzim Basha nuk di të bëjë asnjë punë, madje as makarona nuk di të gatuajë.

Kreu i Qeverisë theksoi se Luli është një gënjeshtar njësoj sikur premtoi për Tramvajin e Tiranës. 

"A i jepet punë Lulit. Çfarë punë ka bërë në jetë Luli? Një punë që të thotë kam ngulur një gozhdë në filan mur?! Të paktën të bëjë makarona një herë për demokratët që të tregojë i bën ato makarona, apo i ka thjeshtë për t’i tundur në momentin që filmohet. Tramvajin e Tiranës, nuk e tregon dot sepse nuk e bëri", tha Rama.