Majko renditet i 19-ti në listë/ Rama sqaron gjithçka: Është në kufi, sepse...

Kryeministri Edi Rama ka marrë mesazhe nga anëtarët e partisë së tij, ku disa prej tyre janë dhe refuzime.

Rama tha se Pandeli Majko qëndron në kufi, duke shtuar se PS i ka dhënë atij çdo gjë. 

"Unë kam mesazhe nga drejtuesit e qarqeve madje edhe refuzime. Listën e Tiranës e ka draftuar Edion Veliaj, e kemi diskutuar, kemi pasur një diskutim për një emër të ri. Në Tiranë Majko është personi që do qëndrojë atje te kufiri. PS i ka dhënë cdo gjë, i ka lënë njësinë, vatrën më të nxehtë. Patjetër që ka të gjithë ato që i duhet që të drejtojë këtë skuadër drejt fitores", tha Rama.