Mimi Kodheli jep mesazhin dhe premtimin e madh Edi Ramës

Mimi Kodheli është një nga figurat më të rëndësishme socialiste, e renditur nga Rama në vendin e 21 në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës. 

Kodheli ka një mesazh për Edi Ramën ku i premton se do ta fitojë edhe këtë sfidë.

“Unë besoj se po është sfidë, nuk është sfida ime e parë dhe mbase nuk do të jetë e fundit. Kam garuar në 2005 me numrin 2 të PD dhe ishte hera e parë që ishte Bamir Topi. Kam pranuar të jem mbase në zonat më të vështira dhe të përfaqësoj PS-në atje. Kam pasur një sfidë tjetër në 2013 ku kam drejtuar qarkun e Lezhës. Pra po ti numërojmë sfidat politike, besoj se kjo është një ndër, as më e madhja dhe as e vetmja”- tha Mimi.