Ndërtohet nga fillimi/ Rama jep lajmin fantastik: Kjo gjë do ndodhë brenda vitit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se brenda vitit ndërtohen Konviktet e reja të Fakultetit të Mjekësisë. 

“Po rindërtojmë Konviktet e Fakultetit të Mjekësisë që brenda vitit do të jetë gati. Projekti i godinave studentore parashikon dy godina me nga 79 dhoma secila, të ndërtuara sipas standardeve europiane, me hapësirat e përshtatshme të fjetjes, gatimit, leximit, bibliotekë, lavanderi etj”, shkruan Rama. 

Në pranverë 2022, do të ketë rilindur e gjithë Shqipëria me shtëpi, shkolla, qendra shëndetësore dhe konvikte të reja që u dëmtuan nga tërmeti.