Ndërtoi shkollën e re, Rama i drejtohet drejtoreshës: Sa herë ju kam thënë, mos...

Kryeministri Edi Rama ka vijuar inspektimet në shkollat që kanë përfunduar punimet.

Një ndalesë Rama e bëri dhe në shkollën 9- vjeçare dhe kopshtin “Kastrioti”. Në hyrje të shkollës Ramën e pritën me lule, mirëpo kreu i qeverisë kishte një kërkesë për drejtoreshën.

Rama: "Drejtoresha mos më sillni më lule, ju kam thënë. S'ka kohë për të lozur, ne kemi bërë detyrën. Nuk ka nevojë për simbole mirënjohje"