Në Durrës apo në Vlorë? Kryeministri Rama u jep këtë përgjigje shqiptarëve...

Kryeministri Edi Rama është i bindur se do të jetë deputet fitues në Durrës dhe Vlorë.

Por i pyetur se ku do të zgjedhjë që të qëndrojë, Rama tha se në Durrës do të bëjë ndryshimin e madhe siç ka bërë me Vlorën.

"Sa i përket Durrësit dhe Vlorës, unë kam bindje që objektivi bazë do realizohet të të dy qytetet. Dilema e shumë kujt është ku do rrish në Vlorë apo Durrës, unë do rri aty ku do më duan më shumë. Dua që për Durrësin të bëj atë që kam bërë për Vlorën, jo se aty kam një pjesë të rrënjës, por sepse është një nga asetet më të mëdha në vend", tha Rama.