“Nuk kemi kohë”, Edi Rama ndan lajmin e mirë, tregon kur do përfundojë…

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën sotme në Bubq, Krujë ku ka parë nga afër procesin për ndërtimin e shtëpive të reja. 

Rama shkruan se Bubqi në verë do ketë qendrën e re urbane. 

"Po merr formë qendra urbane e re dhe puna vijon pa pushim për të përfunduar deri në verë të gjitha shtëpitë. Ka përfunduar infrastruktura nëntokësore e lagjes së re dhe gjithashtu vijon puna për ndërtimin e 7 pallateve, shkollës dhe qendrës së re administrative”, shton më tej kryeministri.