Për çdo familje shqiptare/ Rama jep premtimin e madh: Rritje rroge për këto kategori...

Kryeministri Edi Rama është i vendosur që gjatë mandatit të tretë të rritë ekonominë në çdo familje shqiptare. 

Ditën e sotme Rama ka premtuar rritje me 40% të pagave për mësuesit dhe bluzat e bardha dhe 30% rritje në administratë.

“30% do të rriten dhe pagat e administratës, ndërkohë që pagat e qeveritarëve nuk do të rriten asnjë qindarkë. Taksa për bizneset e vogla do të mbeten zero. Duhet të krijojmë më shumë vende të reja punë në sektorin privat, duke përmirësuar rritjen e investimeve të huaja. Për mësuesit dhe mjekët do të vazhdojë rritja e pagës me 40%”, tha Rama.