Përse është çmendur Ilir Meta?/ Reagon aktori Gaz Paja: Duhet që të bëjë më pak...

Aktori i njohur, Gaz Paja ka komentuar me nota humori reagimin e bujshëm të presidentit Ilir Meta.
 
Është koha që “aktet marciale” të lihen mënjanë tha Paja, i cili vlerësoi punën e qeverisë Rama dhe ndryshimin e Shqipërisë.

“E shoh përditë ndryshimin që po sjell Qeveria Rama me punët e mira që po bën. Artet marciale dhe alkooli sa më pak, sepse na bën dëm të gjithëve. Janë pamje të turpshme ato që pamë dje. Ne duhet të bëjmë punën tonë për t’i ndryshuar pamjen Shqipërisë”, tha Gaz Paja, duke e cilësuar të dehur presidentin.