Përse ka lajthitur Ilir Meta?/ Reagon kryeministri Rama: LSI-në po e pret...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimeve opozitare të Ilir Metës i cili kërkon të ngrejë shqiptarët në protestë.

Rama shkruan se qëndrimi i Metës tregon qartë se çdo votë pro LSI-së është votë kundër reformës në drejtësi.

"Sa herë Ilir Meta del,flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës. Çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun. LSI-në po e pret humbja", shkruan Rama.