"Po ia dalim njësoj si BE-ja"/ Rama na tregon çfarë do të ndodhë deri në qershor...

Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se brenda muajit qershor e gjithë Shqipëria do të buzëqeshë.

Rama theksoi se Shqipëria është në të njëjtin hap si vendet e BE-së në proçesin e vaksinimit. 

"Falë rritjes së shpejtë të vaksinimeve deri në qershor, ne do të kemi një sezon turistik më të lehtë se sa vitin e shkuar dhe falë organizimit që kemi bërë, ne do ta kryejmë vaksinimin e popullsisë me shpejtësinë e shumicës së vendeve të Bashkimit Europian", tha Rama.