Po ndërtohet parku më i madh në Shqipëri, Rama e bën gjithçka gati në qytetin...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Porto Romano po ndërtohet një Park i Madh për një mjedis të gjelbërt.

"Gërmadhat e tërmetit në Porto Romano po kthehen në bazamentin e Parkut të Madh të qytetit, që më në fund do të mbyllë plagën e tmerrshme mjedisore të fushës së plehrave që na trashëgoi Saliu. Kjo do të jetë mushkëria e re e qytetit të Durrësit", njoftoi Rama. 

Rama na premtoi se ky park i madh do të jetë gati më 1 qershor të vitit 2021 ku do të organizohet edhe një festë e madhe.