Po sikur të mos fitoni mandatin e deputetit? Rama jep përgjigjen: Vetëm nëse…

Kryeministri Rama është pyetur nga gazetari Sokol Balla se ç’do të ndodhë nëse PS i fiton zgjedhjet por ai nuk e merr mandatin e deputetit në Vlorë dhe Durrës.

Çfarë ndodh nëse PS i fiton zgjedhjet por ju nuk e merrni mandatin e deputetit? 

"Kjo është njësoj si të thuash ti se çfarë ndodh sikur në 25 prill Dash Shehi lë rakinë, Vangjel Dule bëhet çam, Shpëtim Idrizi bëhet grek, Mesila Doda bëhet motoja e Urdhrit “Nënë Tereza”, Agron Duka kalon nga rritës pulash te zbutës elefantësh. Po ndodhën këto mund të ndodhë edhe kjo tjetra", tha Rama.