Pritja merr fund/ Rama na tregon ndryshimin e madh, për herë të parë në lista...

Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka bërë ndryshimin e madh për listat e 25 prillit. 

Rama ka konfirmuar se emrat e parë në lista do të jenë të gjitha prurje të reja, kurse “Garda e Vjetër” do të pozicionohet në fund. 

“Vendet e para të listave u duhen lënë të rinjve dhe grave. Fuqizimi i mëtejshëm i grave dhe vajzave është konstante e vizionit tim në këtë vend dhe e Partisë Socialiste. Unë nuk e kuptoj çfarë kuptimi ka që të jem në vend të parë në listën e Durrësit. Unë do vendosem aty ku është objektivi bazë dhe bashkë do luftojmë për të marrë maksimalen”, tha Rama.