Rama bëri lëvizje të papritur/ Zbulohet srategjia e kryeministrit për zgjedhje...

Kryeministri Rama tha se emrat që kryesojnë lista e kandidatëve janë vendosur pa debat në kryesinë e PS-së.

Rama bëri një lëvizje inteligjente duke vendosur në fillim të listave emra të rinj, kurse "gardën e vjetër" e pozicionoi në vijën e zjarrit për të dhënë maksimumin.

"Është e kuptueshme. Është një lloj taktike që Rama të mobilizojë njerëzit e vet dhe duket se ka bërë një lëvizje inteligjente, sepse në fund të listave me sa po përflitet dhe deklaroi ka vënë ish-zyrtarë qeveritarë, duke i nxitur ata të japin maksimumin", tha politologu Adri Nurellari.