Rama flet troç: Heqim qafe Ilir Metën, Saliun e Monën. Do ta shikoni po i pret...

Kryeministri Edi Rama ka thënë se fituesi i zgjedhjes do të jetë një vendim për të ardhmen e vendit. 

Rama u ka kërkuar shqiptarëve që më 25 prill do t’i jepet fund Metës, Berishës dhe Kryemadhit të cilët më pas do të kalojnë në sitën e Drejtësisë së Re.

“Falë shkallimit të ilir Metës 25 prilli është bërë fiks një rrugë e katër punë! Do të votohet për t’i hapur rrugën më tej drejtësi në këtë vend duke e larguar nga kreu i vendit Ilir Metën, dënuar përfundimisht në Sali Berishën, e dërguar Monika Kryemadhin aty ku e ka vendin”, tha Rama.