Rama i besoi logon e PS-së/ Rrëfimi: “Basha shiti listat e PD për 500 mijë euro...

Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka zbuluar arsyen pse iu bashkua Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit. 

Valteri tregon edhe bisedën me Edi Ramën të cilit i ka premtuar se do të marrë mbi 10 mijë vota për të hyrë në Parlament. 

"Në opozitën e Lulit janë bashkuar një tufë njerëzish interesaxhinj që nuk kanë asnjë synim tjetër përveçse të grabitur shqiptarët. Ke LSI-në “SHPK” e famshme që bashkëpunon me opozitën si e si për t’iu shmangur drejtësisë. I jam përgjigjur Ramës vetëm me një kusht, të jem i fundit në lista dhe për të marrë 10 mijë votat e nevojshme për të hyrë në Parlament. Basha ka shitur nga 300 deri 500 mijë euro vendet e deputetëve në listat e sigurta”-tha Valteri.