Rama i sinqertë: Mandatin e 3-të, iu tregoj ndryshimet e mëdha në qytetin...

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se gjatë mandatit të tretë e gjithë vëmendja e tij dhe investimet më të mëdha do të bëhen në qytetin e Durrësit. 

Kreu i qeverisë theksoi se gjatë vitit 2022 do të jetë rindërtuar e gjithë Shqipëria me banesa dhe shkolla të reja. 

“Ka barrën e rëndë të drejtimit të punëve të Durrësit, e goditur masivisht. Shumë faleminderit, jemi në një fazë që kemi dalë nga gropa e thellë. Unë mandatin e 3-të do ta kem të lidhur ngushtësisht me Durrësin dhe nuk do të ndalen investimet këtu”, tha Rama.