"Rama ik në Elbasan"/ Reagon Kryeministri: Saliu e Meta, s'ka parë asgjë akoma...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pritjes “Rama ik” në Elbasan dhe përplasjes me militantëve të PS-së dhe atyre në PD-së.

Rama e ka quajtur situatën e krijuar një “shfaqje vulgare”, ndërsa tha se prej 20 vitesh viziton Elbasanin për Ditën e Verës, por që kurrë s’kishte parë një “një turmë ulëritëse me flamuj partie”. 

"Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës”, shkruan Rama, ndërsa shpreh keqardhjen e tij për “PD-në e kthyer në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë, Sali Berishës dhe Ilir Metës që kanë frikë nga burgu”.