Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët para zgjedhjeve: Autostrada...

Autostrata Tiranë - Durrës nuk do të jetë me pagesë për qytetarët shqiptarë.

Qeveria Rama konfirmon se kjo autostradë nuk ka nevojë për zgjerim, pasi me ndërtimin e "Koridorit Blu" do të lehtësohet edhe trafiku në këtë segment. 

"Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të zgjerohet dhe nuk do të jetë me pagesë. Te gjitha studimet tregojnë se në momentin e ndërtimit të segmentit Milot-Fier, apo më saktë të ndërtimit të korridorit Blu nga Muriqani në Kakavijë autostrada Tiranë-Durrës do të humbë sasinë e trafikut", njofton Rama.