Rama jep shifrën i sigurt: Ja sa mandate fiton PS-ja në zgjedhje, kjo është surpriza...

Edi Rama ka publikuar zyrtarisht listën e emrave kandidatë për deputetë që garojnë më 25 prill. 

Kryeministri u shpreh i vendosur për fitoren e mandatit të 3-të, ndërsa është i bindur se shqiptarët kanë sy dhe veshë për të votuar drejtimin e duhur. 

“Shqiptarët kanë sy dhe veshë për të bërë zgjedhjen e duhur që po zhvillon vendin. Jam i bindur që minimumi i Partisë Socialiste është 78 deputetë, ndërsa maksimumi 88 deputetë. Nuk janë numra filxhanësh siç bën fallxhorja Monika por është realiteti që do ta kuptoni më 26 prill”, tha Rama.