Rama na befason/ Zbulohet emri i parë i konfirmuar në listën e PS-së për Tiranën

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur emrin e personit që do të jetë në krye të listës së PS-së për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit. 

Bëhet fjalë për Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila shpërblehet për shkak të punës së shkëlqyer të bërë për Reformën në Drejtësi. 

Sakaq në Tiranë do të rikandojë Klotilda Bushka. Ndërsa për herë të parë do të kandidojë prefekti i Tiranës, Toni Gogu.