Rama na surprizon/ Nga aktori i njohur te vajza e biznesmenit, zbulohen kandidatët e PS

Janë zbuluar 3 kandidatët për deputetë që Partia Socialiste do të kandidojë në qarkun e Kukësit, ku nuk kanë munguar surprizat.

Gerta Duraku, vajza e biznesmenit Shyqyri Duraku ka arritur të sigurojë një vend në listën e kandidatëve në Kukës.

I dyti është aktori i njohur tropojan Petrit Malaj, i cili është një personazh mjaft i njohur dhe popullor këtë zonë. 

Në listë do të jetë edhe Adem Lala, ish-kryebashkiak i Hasit, që tashmë mban postin e kreut të Partisë Socialiste në këtë zonë.