Rama nuk e vendosi në lista e PS/ Deputeti socialist merr vendimin dhe largohet drejt...

Deputeti socialist, Fate Velaj ka folur lidhur me përjashtimin nga lista e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. 

Ai thotë se Rama e ka autorizuar për të bërë bashkë një pjesë të rrugës dhe tani do të largohet drejt familjes në Vjenë. 

“Më ka autorizuar Edi Rama për të bërë një pjesë të gjatë të rrugës. Për të bërë këtë rrugë i duhen njerëz për etapa të caktuara. Ishte një vendim i përbashkët ndërmjet meje dhe Ramës. Tashmë do të largohem drejt familjes që jeton në Vjenë”, thotë Velaj.