Rama papritur ndërpret fjalën, ja çfarë ndodhi në Krujë në momentin kur...

Gjatë prezantimit të kandidatëve socialist në Krujë, Kryeministri Edi Rama u "detyrua" që për respekt të ndërpresë fjalën.

Rama ndaloi së foluri kur në sfond u dëgjua thirrja e Hoxhës dhe kryeministri, siç ka bërë edhe herët e tjera, ndërpreu fjalën duke respektuar ritualin fetar.

“Ta respektojmë këtë”- tha Rama dhe priti derisa të mbaronte.