Rama paralajmëron Ilir "Floririn": As fabrika e parave të LSI nuk e hedh...

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të blihen.

Gjithashtu Rama hodhi akuza për LSI duke thënë se edhe fabrika e tyre e parave nuk e hedh poshtë dot rezultatin kombëtar. 

"Ju kam thënë gjithmone bëni sondazhe, sepse nuk ka shans që të përmbyset rezultati i një procesi elektoral kombëtar duke blerë, as fabrika e parave të LSI nuk e hedh poshtë dot rezultatin kombëtar që është fabrikë që ka hyrë në momente të caktuara. LSI gjithmonë është përlyer duke blerë vota”, tha Rama.