Reagimi nga Rama/ "Shqipëria në dorën e Lulit do të jetë pa rrip sigurimi, ky është...

Pasi i publikoi një foto duke gatuar me këpucë në kuzhinë, gruaja e Lulzim Bashës, nxori sot edhe një foto të kryedemokratit duke i dhënë makinës. 

Në fakt, fotoja ishte një autogol, pasi Basha shfaqet pa rrip sigurimi teksa i jep makinës, një shembull i keq për njeriun që pretendon të bëhet kryeministër. 

“Pretendon që të bëhet kryeministër, Shqipëria në dorën Lulit do të jetë e pa sigurt, pa rrip sigurimi”, thuhet në reagimin e Qeverisë Rama.