Renditet e 21-ta në listë/ Mimi na tregon bisedën me Ramën: I thashë që...

Deputetja e PS, Mimi Kodheli ka komentuar pozicionimin e saj në vendin e 21-të në listën e Tiranës.

Mimi premton se do të dalë fituese duke marrë mbi 10 mijë vota, për të përmbysur renditjen e listës.

"Unë do marr më shumë se 10.000 vota dhe do kaloj dikë që merr më pak vota atje ku renditen ata që ju i quani të sigurt.... Nuk është çështje hakmarrjeje, por çështje sfide. Unë në takimin me kryeministrin Rama nuk i kërkova asgjë, por i thashë më vendos ku të mendosh se është e arsyeshme. Unë edhe e 35-ta po të jem në listë, do të fitoj sërish”, tha Mimi.