Rezultatet surprizë/ Ky qytet do të jetë befasia e madhe për PS-në, Rama do të...

Kompania e sondazheve amerikane (IPSOS), ka publikuar rezultatet për zgjedhjet e ardhshme. Bie në sy fitorja historike e Partisë Socialiste, ndërsa opozitën PD-LSI e pret humbja. 

Surpriza më e madhe e sondazhit është qyteti i Tiranës ku Partia Socialiste do të thellojë rezultatin. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel në Tiranë 48.1% do të votonin PS-në, 42.6% do të votonin PD-në dhe 3.4% do të votonin LSI-në. 

Projeksioni për 2021-shin i PS-së për Tiranën është 19 mandate, ndërsa PD 16 dhe LSI 1.