“Rrofsh sa malet, marsh nga ditët tona”/ Rama bën këtë gjest ndaj të moshuarit...

Teksa iu ka uruar shëndet të moshuarve, kryeministri Edi Rama konfirmoi se në muajin mars do të nisë vaksinimi i mësuesve, ndërsa do të vijnë 14 mijë dozat e para AstraZeneca. 

Por gjatë vizitës, një prej të moshuarve që bëri vaksinën e ka uruar kryeministrin me fjalë zemre.

Rama: Xhaxh me shëndet! Si jeni mirë? Tani mund të dilni xhiro rehat!
I moshuari: Rrofsh sa malet, marsh nga ditët tona.
Rama: Jo, larg qoftë nga ditët tuaja... (Ndërkohë bën gjestin duke u përkulur)