Sandër Lleshaj në listat e PS? Ish-ministri i Brendshëm thyhen heshtjen dhe thotë që...

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është pyetur nëse do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e PS-së.

“Këtë nuk mund ta them unë, por PS. Garën e organizon PS-ja por nëse më besohet mua jam i gatshëm që ta pranoj. Unë kam qenë vetëm njëri nga aktorët e përfshirë në ekipin drejtues, vazhdoj të jem pjesë në ekipin politik. Shoh me kënaqësi të madhe faktin që PS po vjen në zgjedhje me portrete të reja. Këtë gjë unë e konsideroj shumë pozitive”, tha Lleshaj.