"Sapo hapet rruga e re"/ Rama na tregon veprën e fundit, mbërrin më shpejt në...

Kryeministri Rama ishte në Durrës, ku zhvilloi disa takime dhe inspektime në zonat e rindërtimit, ndërsa në mbrëmje është rikthyer në Tiranë.

Gjatë kthimit në shtëpi kreu i qeverisë është futur “live” nga makina për të treguar segmentin e ri të Unazës së Madhe në Tiranë që u hap sot. 

“Rrugës për shtëpi nga segmenti i ri i Unazës së Madhe të Tiranës, i sapohapur sot. Lehtësohet lëvizja në kryeqytet”, shkruan Rama.