Shembullore/ 111-vjeçarja nga Shkodra ka një kërkesë për kryeministrin Rama

111-vjeçarja Zenepe Pirani me banim ne Shkodër, është qytetarja më e vjetër që vaksinohet në Shqipëri me Pfizer. 

Zenepja ka marrë gjatë jetës së saj me shume se shekullore vetëm aspirinë, ndërsa për krizat e veshkave thotë se ka pirë vajguri. 

E moshuara shpreh dëshirën që të votojë madje edhe të takojë Kryeministrin Rama: "Dua të takoj Edi Ramën për ta falenderuar". Zenepe Pirani është qytetare shembullore pasi me pensionin paguan faturat e energjisë dhe ujin.