Shqipëria e vetmja në botë.| Rama i bën të lumtur familjet shqiptare: Japim FALAS...

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është një vend i veçantë në të gjithë botën pasi qeveria ka dhuruar shtëpi FALAS. 

Rama tha se pas tërmetit as Italia apo Greqia nuk kanë dhënë shtëpi falas por me kredi të buta. 

“Në Itali, Greqi e kudo familjet që marrin shtëpi mas tërmetit, marrin një kredi të butë, ku shteti jep një kontribut, por apartamente falas nuk jep askush. Ne të gjithë këtë po e bëjmë që të gjithë ata që kanë humbur shtëpinë do ta marrin dhe do ta marrin FALAS. Ne nuk ndërtojmë një kulm, por aq kurora sa ka pasur shtëpia”- tha Rama.