“Shqipërisë i duhet Rama”/ Aktorja e madhe i bashkohet PS. Ja mesazhi i papritur...

Pas aktorit të mirënjohur, Robert Ndrenika edhe aktorja e madhe Tinka Kurti i është bashkuar Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit. 

Në mesazhin e saj, aktorja dëgjohet të thotë se në kohë të vështira Shqipërisë i duhet Edi Rama. 

“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kërcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rams, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, shprehet Tinka Kurti.