“Shqiptarët ia dalin”/ Rama jep lajmin e rëndësishëm: Brenda muajit do bëj...

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur nga Brukseli në Tiranë, ku konfirmoi një tjetër lajm të bukur për shqiptarët. 

Sot kanë mbërritur 15 mijë vaksina nga Pfizer, ndërsa brenda prillit do të vijnë edhe 30 mijë të tjera duke nisur vaksinimin masiv të popullsisë. 

"Sot kemi marrë konfirmim nga Pfizer që do marrim 30 mijë doza në prill, pra vijojmë pa ndërprerje procesin. Kam shumë besim që shumë shpejt do kemi lajm shumë të mirë se kemi të konfirmuar 14 mijë dozat e para të “Astra Zeneca”. Ju lutem shqiptarëve të bëjnë durim, unë po bëj të pamundurën”, tha Rama.