Super lajm për shqiptarët/ Rama e bën realitet: Nisin fluturimet në aeroportin e ri

Është bërë fluturimi i parë për të testuar uljen e avionëve në aeroportin e ri të Kukësit. 

Rama njofton shqiptarët se vetëm çështje ditësh do të kryhen edhe fluturimet zyrtare në këtë aeroport pothuajse të përfunduar. 

“Super lajm- Në Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Kukësit nisin testimit e uljes së avionëve, ndërsa po punohet paralelisht në disa fronte për të hapur së shpejti portat e aeroportit të ri. Avionët tashmë nuk janë më 3D, por gjithçka është realitet”, tha Rama.