Surpriza ndodh në këtë qytet/ Rama i vendosur: Ja sa mandate fiton PS...

Alfred Muharremi, i cili renditet i 25-ti në listën e kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Tiranës ka folur me bindje për fitoren. 

Por kryeministri Rama gjatë prezantimit të kandidatëve theksoi se objektivi maksimal është 20, megjithatë në Tiranë do të ndodhin surpriza.

"Ty Zoti ta shtoftë inatin se nuk të ndalon njeri të fitosh dhe 23 nëse është e mundur, por sidoqoftë 19 kemi si objektivin minimal dhe 20 si maksimal. Pastaj tejkalimet e objektivave nuk janë të ndaluara,në Tiranë do të ketë surpriza”, tha Rama.