Takimi me Macron/ Flet Rama: Më ftoi vetë Presidenti, diskutuam për ...

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit që ka zhvilluar sot me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. 

Rama shtoi se me Macron ka folur edhe për një program për gratë dhe vajzat, për investimet e Francës në Shqipëri, parku voltaik më i madh i rajonit në Karavasta si dhe për planin Europian. 

“Ishte një ftesë e presidentit, ai dëshironte që të kalonte një drekë pune me mua për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale. Folëm edhe për investimet e Francës për investimet në energji në Shqipëri, parku voltaik më i madh i rajonit në Karavasta. Kemi folur për planin Europian të investimeve me Shqipërin”, tha Rama.