U la jashtë listës së PS-së nga Rama, deputetja zbulon çfarë do të bëjë pas 25 prillit

Edhe pse u la jashtë listës, deputetja socialiste Elona Gjebrea thotë se do të vijojë të jetë e angazhuar në PS edhe pas 25 prillit. 

Gjebrea thekson se do të çojë në fund punët e nisura pasi nuk mund ta shmangë përgjegjësinë edhe pse nuk është listën e PS-së.

“Prej 8 vitesh zgjodha të jem pjesë e Partisë Socialiste dhe do të vazhdoj të jem socialiste dhe të punoj për këtë parti edhe pas 25 prillit. Të gjithë së bashku për mandatin e 3-të. Mirënjohje për kryeministrin Rama”, shkruan Gjebrea.