U përjashtua nga PS-ja, Dritan Leli na befason/ Shkarkon të besuarin e Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin e Dritan Lelit nga struktura e Partisë Socialiste.

Leli nuk është më pjesë e socialistëve për shkak se nuk pranoi propozimin e Ramës për të lënë Bashkinë e Vlorës dhe për tu bërë deputet i PS. 

Burime brenda bashkisë së Vlorës thonë se kryetari i Bashkisë, Dritan Leli ka shkarkuar për nënkryetarin dhe njeriun e besuar të Edi Ramës, Afrim Qëndro. Ditën e sotme, Qëndro ka lënë të parkuar makinën e tij para bashkisë, por nuk ka qenë brenda godinës.