Udhëheq PS-në, kandidatja surprizë rrëfen takimin me Ramën: Më mori dhe…

Edona Bilali do të jetë në krye të listës së PS-së në qarkun e Shkodrës. 

Udhëheqësja e listës së socialistëve na tregon se Edi Rama e ka thirrur në takim por konfirmimin dhe prezantimin që kryeministri i bëri e ka parë nga TV. 

“Po e ndiqja me familjarët prezantimin që më bëri kryeministri, e pashë nga televizori. Nuk jam njeri politik, nuk vij nga radhët e partisë socialiste vij nga bota e biznesit.Me kryeministrin jemi takuar dje ku ndamë vizionin e përbashkët për Shkodrën. Unë kam besim tek kryeministri që do ta transformojë Shkodrën. ‘Nëse ka dikush që e bën, ai është Edi Rama’”, tha Edona Bilali.