"Unë po kërkoj mandatin e 3-të"/ Rama: Saliu dhe Ilir Meta pas 25 prillit...

Kryeministri Rama u shpreh se gjatë mandatit të 3-të do punojë për Drejtësinë e Re që të fillojë funksionin, ndërsa Saliu dhe Ilir Meta pas 25 prillit do të japin llogari.

Rama shtoi se teksa Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë, kurse Sali Berisha dhe Ilir Meta po kërkojnë të pestin. 

"Unë po kërkoj mandatin e 3-të ndërsa Saliu e Iliri po kërkojnë të pestin, por pas 25 prillit do të japin llogari tek Drejtësia e Re. Nëse unë humbas pse jam renditur i teti në Durrës dhe Vlorë? Kjo është njësoj sikur të thuash se Dashamir Shehi do të lërë rakinë pas 25 Prillit", tha Rama.